×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma angazhon avokat, paralajmëron padi për ata që shpifin për Limajn apo ndonjë nga drejtuesit e saj

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 15:25

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur që Nisma Socialdemokrate tanimë ka angazhuar një avokat i cili do ngrisë padi për çdo shpifje ndaj NISMA dhe drejtueseve të saj.


    Ndërsa anëtari i Kryesisë, Bekim Brestovci ka njoftuar se dy paditë e para tanimë kanë marrë formën e shkruar dhe ditëve në vijim do i dorëzohen gjykatës. “Shihemi në gjykatë me çdo shpifës tash e tutje”, ka shkruar Brestovci.

    Vet Limaj ka thënë se ka kaluar tri vetingje atë të UNMIK-ut, Hagës dhe Eulexit dhe do të donte që edhe liderëve e deputetëve tjerë t’u bëhej vetingu.

    Durim Limaj sot ka postuar për rastin e Fatmir Limajt në Hagë dhe ka paralajmëruar qe do të publikoj të gjithë emrat e gjyqtarëve që kanë lëshuar vendime ne të gjitha rastet që është akuzuar Fatmir Limaj.

    Më poshtë rasti në Hagë:

    Arrestimi me 18 shkurt 2003. Lirimi me 30 nentor 2005. Kohezgjatja ne burg: 33 muaj Gjykatesit: Kevin Parker, Krister Thelin, Christine Van Den Wygnaert. Prokuroret: Alex Whiting, Julian Nicholls, Colin Black, Milbert Shin. Rezultati: I PAFAJSHEM ne te gjitha pikat e akuzes me vendim unanim te Trupit Gjykues.

    Burimi i informacionit: icty.org #veting

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=579090549629973&set=a.132568177615548&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!