Janë numëruar edhe votat e fundit që kanë ardhur nga diaspora, e koalicioni Nisma-AKR-PD ka dalë me njoftim se ka kaluar pragun.
Para pak çasteve në Qendren e Numërimit dhe Regjistrimit janë numëruar 1806 votat e fundit që kanë ardhur nga diaspora.
Nga to, 1145 i ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD i ka marrë 26 vota.
Megjithatë Nisma ka dalë me njoftim ku thotë se e ka kaluar pragun dhe ka arritur të marrë 5.02 për qind të votave.
“Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e kuvendit të Kosovës. Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!”, thonë në NISMA.
Sidoqoftë, deri në certifikim të rezultateve NISMA ka thënë se nuk do të heqë dorë nga ankesat për prishje të procesit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.