×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma nuk e pranon rezultatin, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 14:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Sipas këtyre rezultateve koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun pasi nuk ka arritur të marrë 5 % të votave.

    Para pak çastesh Nisma në një konferencë për media i ka cilësuar këto rezultate si të fabrikuara. Endrit Shala nga kjo parit ka thënë KQZ votat nga Serbia i ka kontrabanduar në QNR, shkruan Reporteri.net.

    “KQZ ka shpallur rezultate të fabrikuara, duke numëruar pako me zarfe që nuk dihet se ku e kanë origjinën, pako me zarfe të mbledhura diku në Serbi nga persona të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.Votat nga Serbia të sjella në Kosovë nga persona të paautorizuar, KQZ i kontrabandoi në QNR duke i futur në rezultatet e përgjithshme”, u shpreh ai.

    Shala me vete në këtë konferencë ka pasur disa dokumente në të cilat ai thotë se janë ankesat që do të dërgohen në të gjithë institucionet, duke mos përjashtuar as Gjykatën Kushtetuese. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!