×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma shpreh mospajtim për arrestimet e sotme, thotë se Specialja doli nga mandati

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 18:06

    Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në zyret e OVL-UÇK-së, ku u arrestuan kryetari i saj, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj.


    Në reagimin e Nismës, kjo parti ka shprehur mospajtim për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL- UÇK-së në selinë e tyre.

    Nisma thekson se është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK.

    Reagimi i plotë i Nismës:

    NISMA Socialdemokrate me shqetësim ka ndjekur zhvillimet e sotme në selinë e OVL të UÇK-së dhe shprehë mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL- UÇK-së në selinë e saj.

    Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it.

    Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Po ashtu, është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK.

    Në fakt, nga ajo që kemi parë në aktakuzën e bërë publike, kjo Prokurori po heton duke e cilësuar UÇK-në si ndërmarrje kriminale.

    Një cilësim i tillë është ofendues për popullin e Kosovës dhe për më tepër është jashtë mandatit të Dhomave të Specializuara të votuara nga Kuvendi i Kosovës.

    UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!