×
  • Lajme
  • Lajme

    Nismës në Gjilan i dorëhiqet nënkryetarja e degës

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 13:55

    Nënkryetarja e deritashme e degës së Nismës në Gjilan, Anila Tusha- Kastrati, ka dhënë sot dorëheqje nga Nismës në Gjilan.


    “Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA për Kosovën, pra nga Këshilli Kombëtarë, nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdojë si e pavarur”, tha ajo.

    Letra e plotë e Anila Tusha- Kastrati:

    Të nderuar aktivistë të Nisma për Kosovën,
    Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtarë,
    Të nderuar miq e bashkëpunëtorë

    Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA për Kosovën, pra nga Këshilli Kombëtarë, nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdojë si e pavarur.
    Më lejoni të ju them se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por jam detyruar të dorëhiqem nga lufta e brendshme që na kanë shkaktuar ndërhyrjet në degën tonë, nepotizmi, korrupsioni në këtë parti.
    Nuk mund të largohem pa e falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa kam qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, z Bajram Hasani. Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar.

    Me respekt, Anila Tusha- Kastrati

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!