Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, duke folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ka thënë se dorëheqja ka qenë hap i vetëm i mundshëm në momentin kur e ka dhënë.
“Dorëheqja e Haradinajt ka ardhur si pasojë e një presioni të vazhdueshëm mbi të dhe punën e tij për pozitën e kryeministrit duke përfshirë edhe partnerët e koalicionit dhe duke kulmuar me ftesën e Gjykatës Speciales”, ka thënë Nitaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se ftesa e Speciales ka mundur të jetë e porositur.
“Nuk mund ta kuptoj që ftesa ka qenë e arsyeshme. Ftesa ka qenë totalisht e panevojshme për z. Haradinaj, duke pasur faktin se dy here është shpallë nga Haga i pafajshëm”, ka deklaruar Nitaj. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/2370875273232273/