×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj i AAK-së: S’duhet çuditur pse Rama po fyen, por duhet tmerruar që po e nënshtron popullin shqiptar

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 19:33

    Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se kosovarët nuk kanë pse çuditen me sharlatanizmin e Edi Ramës, e as pse ai i fyen politikanët e Kosovës.


    Sipas Nitajt, në Kosovë duhet tmerruar se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Nitajt:

    Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”!

    Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thot edhe gënjeshtarë!

    Ne s’kemi pse merzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse alenca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë !

    Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron!
    MN

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221462243290373&set=a.4337774727434&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!