Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se asnjë subjekt politik nuk mund të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme me këtë parti në rast se kanë qëndrime të tjera për kufijtë e Kosovës, pozitën e serbëve në Kosovë dhe taksën ndaj mallrave serbe.
Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.
“Nuk jemi absolutisht të interesuar për të bashkëpunuar me asnjë forcë politike nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për mos-ndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për moslejimin e krijimit të një Republika serbe me kompetenca ekzekutive dhe nëse eventualisht nuk janë dakord që taksa të mos hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Nitaj.
“Këto janë disa prej parimeve bazë të AAK-së dhe të liderit Haradinaj dhe këto janë kushtet që mund të përcaktojnë kornizën e bashkëpunimit para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve”.
Nitaj ka theksuar se Haradinaj e largoi nga tavolina e Frederica Mogherinit temën e kufijve dhe se një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.