Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se është i pakuptueshëm insistimi i Kurtit që të mbetet në pushtet edhe pse u shkarkua me dy të tretat e votave.
Nitaj ka thënë se i pari që do të duhej të reflektonte e të hapte rruge për qeveri të re, do të duhej të ishte vet Albin Kurti.
“Mund te mos na pëlqej shkarkimi ose mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, por rregullat ne ketë vend janë këto. Kush shkarkohet me vote ne Kuvend, e ka përfunduar mandatin”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
E kuptueshme qe plot njerez duan qe Albin Kurti te mbetet Kryeminister dhe kjo eshte krejtesisht ne rregull.
E kuptueshme edhe tifozeria politike, por jo edhe insistimi I vet Kurtit qe te mbetet ne detyre.
Une nuk di se cfare kenaqesie ndien njeriu te mbetet ne krye te qeverise duke qene I shkarkuar me dy te tretat e votave!
I pari qe do te duhej te reflektonte e te hapte rruge per qeveri te re, do te duhej te ishte vet Albin Kurti.
Per apologjetet e tij qe po perpiqen ta mbajne me cdo kusht Kurtin Kryeminister, edhe duke e vene ne lajthitje se dikush po don te beje grushtshtet kunder tij, megjithe permbysjen me vote ne Kuvend, nuk kam fjale!
Mund te mos na pelqej shkarkimi ose mocioni i mosbesimit ndaj nje qeverie, por rregullat ne kete vend jane keto. Kush shkarkohet me vote ne Kuvend, e ka perfunduar mandatin!
Respekt per dijen dhe ekspertizen e apologjeteve, por interpretim tjeter nuk ka!