Problemet me arsimin në Kosovë po vazhdojnë, ndërsa ato edhe sot u shpërfaqen në testin e arritshmërisë.
Problem të njëjtë kishte pasur edhe testimet e viteve të kaluara.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar përmes një postimi edhe mësimdhënësi Betim Sherifi.
Postimi i plotë:
Vazhdon avazi i vjetër, formulimi i pyetjeve gabim!
Si edhe në testet e kaluara, testi i arritshmërisë për klasat e IX edhe kësaj here nuk kalon pa probleme.
Në testin e arritshmërisë tek lënda e Gjeografisë asnjëra nga alternativat nuk është e saktë tek pyetja e 43.
Në pyetjen janë dhënë lumenjtë e Shqipërisë:
1.Vjosa
2.Semani
3.Buna
4.Shkumbin
Cila renditje është e saktë e këtyre lumenjve duke filluar nga veriu në drejtim të jugut?
Alternativat e dhëna:
A.2,1,3,4
B.2,3,4,1
C.3,2,1,4
D.3,2,4,1
Kurse renditja e saktë është :
3 Buna
4 Shkumbini
2 Semani
1 Vjosa
Po ashtu problemi tjetër që e ka përcjell këtë herë testin e arritshmerisë ka qenë edhe formulimi i pyetjeve nga tekstet e reja kurse dihet që kjo gjeneratë ka mësuar me tekste të tjera.
P.S Foto e testit e siguruar prof Rexhë Morina
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.