Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë.
Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin për Reporteri.net dhe njoftoi se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.
“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë në një fshat të Lipjanit (Baicë) dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha për Reporterin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.