Një 15 vjeçar i plagosur ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai deklaroi para Policisë së Kosovës, se është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri derisa po qëndronte në një shtëpi malore në Bogë të Rugovës.
Lajmi është bërë i ditur nga një burim i gazetës online Reporteri.net brenda autoriteteve të sigurisë.
15 vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Ai është paraqitur në spital në shoqërinë e nënës së tij. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.