×
  • Lajme
  • Lajme / Pejë

    Një 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur në Burgun e Dubravës, Prokuroria jep detaje

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 17:06

    Në media pasditen e sotme është raportuar se një 20-vjeçar i burgosur është dhunuar seksualisht nga dy të burgosur tjerë në Burgun e Dubravës.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur javën e kaluar.

    Ai bëri të ditur se Prokurori i Shtetit ka kërkuar të bëhet ekzaminimi mjekësor dhe janë në pritje të raportit për të marrë veprimet e mëtejshme.

    “Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të bëhet ekzaminimi mjekësor dhe jemi në pritje të raportit për të marrë veprime të mëtutjeshme”, tha Nikçi për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!