Policia e Kosovës ka gjetur një person pa shenja jete në një banesë në kryeqytet. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar, vdekja e të cilit po konsiderohet e dyshimtë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, për Reporterin ka treguar për ngjarjen, duke bërë të ditur edhe detajet e gjetjes së trupit.
“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informaten për dyshimin se në një shtepi ne rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrefikësit të cilët kanë mundesuar depërtimin brenda shtepisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.
Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion për t’u bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Ndryshe, Policia ka thënë se po vazhdon hetimet edhe në banesën ku u gjet viktima./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.