×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 29 vjeçar nga Kosova, gjendet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Britani

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 22:14

    Një shqiptar nga Kosova dyshohet se është vrarë në një burg në Belmarsh të Britanisë.


    Liridon Saliuka, 29 vjeçar i cili për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër.

    Ai është gjendur i vdekur me dy janar në qelinë e tij, burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh.

    Autoritetet britanike britanike e kanë konsideruar si vetëvrasje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.

    Saliuka, jetonte në qytetin, Harroë në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në lidhje me një të shtënë fatale në një klub në lindje të Londrës.

    Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.

    Motra e Liridonit, Dita, i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se, autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë, që familja ta shikonte trupin.

    Liridoni, dy vite kishte pësuar aksident të rëndë me veturë, dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.

    Një raport nga një kirurg, i porositur nga avokati i tij mbrojtës, kishte arritur në përfundimin se ai duhet të konsiderohet si “me aftësi të kufizuara të përhershme”, për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Motra e tij kishte shprehur shqetësimin rreth gjendjes së tij në burg, pasi kishte folur më të për kushtet brenda burgut përfshirë rrezikun për jetë, duke thënë se po kërcënohet.

    Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se “Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t’i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij”.

    Lidhur me vrasjen e Liridon Salikuka, është folur edhe në Parlamentin britanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!