×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Një 74-vjeçar gjendet i vdekur në një rrugë në Ferizaj, Policia jep detaje

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 12:04

    Një 74-vjeçar në Ferizaj është gjetur i vdekur në rrugën “Hamës Jashari”, sot rreth orës 10:50.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli.

    Bazuar në informacionet e deritanishme, Veseli ka thënë se viktima është identifikuar si I. H./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!