×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 75 vjeçar deklaron në Polici se ka humbur, askush nuk e kërkon

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 21:16

    Në 75 vjeçar ka deklaruar në Policinë e Kosovës se ka humbur. Por, ai nuk është kërkuar nga familjarët.

    Sipas të dhënave që ka siguruar Policia e Kosovës,  rezulton që 75 vjeçari ka dy djem.

    Policia ka provuar të kontaktojë me ta por nuk ka arritur t’i gjejë.

    Rreth orës 16;45, i moshuari siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ka shkuar në zyrat e një Organizate Joqeveritare dhe ka deklaruar se ka humbur.

    Pas kësaj Policia ka shkuar në zyrat e kësaj organizate dhe e ka shoqëruar të moshuarin për në Stacionin Policor nga ku kanë provuar të lidhen me familjarët e tij, por pa ndonjë sukses.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!