×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Një 9-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 26-vjeçar në Pejë

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 16:07

    Një rast i rëndë është shënuar në Pejë.

    Sipas Sinjalit, një vajzë 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

    Raportohet se denoncimi i rastit nga familjarët e viktimës e ka aktivizuar Policinë dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    Gazeta raporton se i dyshuari është Arif Osmani, rreth 26-vjeçar i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme, dhe përfundimi të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunimi’.

    Rasti është përmendur edhe në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

    “Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Pejës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!