×
  • Lajme
  • Lajme / Shpërthim në Veri

    Një bombë është hedhur në një lokal në Mitrovicën Veriore, 2 të plagosur dhe 7 vetura të dëmtuara

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 1:31

    Pak para mesnatës, një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri me lëndime të rënda, por sipas Policisë, jashtë rrezikut për jetën.

    Një mjet shpërthyes, me shumë gjasë granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknikë në Mitrovicën Veriore.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rast për të cilin ka dhënë një deklaratë për media edhe komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    “Sonte rreth orës 23:50, një granatë e dyshuar e dorës ka shpërthyer në afërsi të hotelit Bishevac, në rrugën Knjaza Millosha në Mitrovicën Veriore. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona. Një person ka mbetur i plagosur rëndë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njësitet kompetente policore janë në vend dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani në një deklaratë të mëvonshme.

    Gjithashtu, mësohet se në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e EULEX’it si dhe ato të KFOR’it. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!