×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë nga Gjakova deshi të vetëvritej, komandanti i Policisë me shokë e shpëtuan

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 22:06

    Misioni i Policisë së Kosovës është të ofroj zbatim të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase. Por një nga objektivat strategjike të Policisë është edhe “të mbroj jetën dhe pronën”.


    Dhe pikërisht këtë të fundit ka bërë komandanti i Policisë rajonale të Gjakovës, Kristë Gjoka ku së bashku me disa qytetarë kanë arritur ta shpëtojnë jetën e një personi në këtë qytet i cili ka tentuar të hidhet nga një lartësi e madhe, shkruan Reporteri.net.

    Komandat Gjoka së bashku me shokët kanë hipur në skelet e vendosura rreth një ndërtese shumëkatëshe dhe kanë arritur ta kapin për këmbë personin në fjalë, cili ka rezistuar.

    Ngjarja ka ndodhur tek vendi i njohur si Ura e Talit.

    Ky nuk është rasti i parë i një shembulli të tillë, pasi policia ka bërë edhe intervenime të tjera të ngjashme në shpëtim të jetës së qytetarëve në situata të ndryshme.

    Intervenimet e tilla policore sjellin ndryshime në jetën e njerëzve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!