×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Një burrit në Prizren policia ia kontrollon shtëpinë, i gjen armë pa leje

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 13:13

    Një burrit nga Prizreni, N.T. viti i lindjes 1977, policia i ka gjetur armë pa leje pasi kishte informata se ai i posedonte ato.

    “Me datën 04.04.2025 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, përmes rrugëve operative e hetimore kanë arritur tek informacioni se i dyshuari N.T. viti i lindjes 1977, mashkull kosovar është në posedim të armëve pa leje. Me të pranuar informacionin, është njoftuar Prokurori i Shtetit me leje të së cilit është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit”.

    Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

    1. Një (1) Pistoletë e tipit AREX e kalibrit 9×19,

    2. Një (1) pushkë gjysme automatikë e tipit Crvena Zastava,

    3. Një (1) karikator i pistoletës,

    4. Gjashtë (6) fishek të kalibrit të panjohur,

    5. Dy (2) fishek me gaz,

    6. Dyzet e një (41) fishek të armëve të gjata,

    7. Një (1) karikator i pushkës gjysme automatike,

    8. Një (1) palë dylbi të tipit ZRAK ON-M76.

    Policia tha se ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!