Një delegacion i Presidencës së Kosovës që ka qëndruar në ShBA gjatë inaugurimit të presidentit Donald Trump, kanë takuar zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Përmes një komunikate për media, presidenca ka njoftuar se gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale.
“Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e poashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët. Gjithashtu, duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca konfirmoi përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar se ruajtja dhe avancimi i sigurisë si dhe fuqizimi dhe afirmimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës” – u tha në komunikatë.
Në fund, thuhet se Kasanof ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.