×
  • Lajme
  • Lajme

    Një deputet i PDK-së del në mbrojtje të besimtarëve që u falen sot në shesh

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 22:32

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka dalë në mbrojtje të besimtarëve që falen namazin në sheshin “Skënderbeu” gjatë ditës së sotme.


    Lushtaku gjithashtu e ka quajtur diskriminues dhe të padrejtë deklaratën e UD të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se prapa organizimit qëndron profesori universitar  Milazim Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi në Facebook i Lushtakut:

    Vendimin për mbylljen e Xhamive, shtëpive të Zotit, edhe pse fillimisht besimtarët muslimanë e përjetuan shumë rëndë, ata u pajtuan për një qëllim të lartë dhe fisnik, atë të ruajtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve. Edhe më e vështirë për ta ishte kur filloi muaji i bekuar i Ramazanit dhe nga pamundësia për të lartësuar emrin e Zotit në vendin e Tij më të dashur Xhaminë, ata u kujdesen që shtëpinë e tyre ta zëvendësojnë me të. Besimtarët muslimanë në përpikmëri e zbatuan këtë vendim, duke luajtur rol kyç në luftën ndaj Covid 19.

    Pas sjelljes shembullore të qytetarëve dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike, filluan fazat e lehtësimit të lëvizjes dhe punës së veprimtarive të ndryshme ekonomike, ndër to edhe muzetë e galeritë e ndryshme. Me të drejtë nga kjo fazë e lehtësimit të masave, nga besimtarët muslimanë, përfshirë edhe mua, u prit që edhe vendimi për mbylljen e Xhamive të rishikohet dhe të hapen ato, ashtu siç kanë bërë vendet e rajonit, gjithnjë duke i respektuar masat (si dorëzat, maskat) dhe distancën e paraparë, mirëpo një gjë e tillë për çudi nuk ndodhi.

    Në shenjë pakënaqësie, një grup i besimtarëve duke respektuar masat dhe distancën e paraparë sot organizuan faljen e namazit, për t’ju dërguar një mesazh organeve kompetente që një gjë e tillë është e mundur.

    Reagimi i zv. Ministrit në detyrë, përveç që ishte diskriminues, i pa drejtë, ai madje u mundua edhe të bëj konspiracione të ndryshme se kush qëndron prapa organizimit, duke aluduar në një Profesor të çmuar universitar si Milazim Krasniqi. Ai u dekonspirua keq nga organizatorët të cilët nuk lejuan politizim të kësaj çështje.

    Edhe pse unë nuk i njoh se kush janë organizatorët e këtij veprimi simbolik të sotëm, unë si besimtarë krenarë musliman, i përgëzoj për vetëdijen e lartë qytetare të treguar për realizimin e kërkesave të tyre.

    https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/photos/a.603014366446417/3012921018789061/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAgaUUzwGTZ1WSMLyAAZvDd4BsDK2k5TBl_n7wZknGmnQRe90hU5-h0tiqvvGKkf8Rdt1D4TLGeknRr__71wDBbWIly4nrkZQLElxxMJEjk5t99UIYa3Rqt4-iwuVSOb2n4Vx77TK6HhwszBxPa402qdDkeeAd_ZUo5XpP5IOgR6kKVv38I8wzC4FumS_kPanQecrpjh6RKbJvE2UKa5Ko1k56SyMzFmysV4i1eq8L_Jyj2kwlbNAq22EKGu26DM0LdrZe9DnQvHjyQDyiTOfzEpnGWSndialRUwWVtm5FSX7xFnPHrVnNlP1N2UrHNnBIn94RHi4IBZDnXiTEqfvvtLA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!