×
  • Lajme
  • Lajme

    Një deputete e Kuvendit mungon në seancë, ndodhet në zonën e izoluar nga koronavirusi

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 18:38

    Me tensione të mëdha ka vazhduar seanca pas votimit të mocionit të pozitës për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit për vitin 2020.


    Përpara se të ktheheshin në Kuvend të gjithë shefat e grupeve parlamentare kishin mbajtur një takim të përbashkët meqenëse kishin mospajtime, por më pas pozita ishte kthyer në Kuvend dhe pa opozitën kishte kaluar mocionin e Rexhep Selimit për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit 2020.

    Ndërkohë që kishte replika të shumta mes Rexhep Selimit nga VV dhe Daut Haradinajt nga AAK, në debat është përfshirë edhe deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila e cila kërkoi nga deputetët të përmbahen duke njoftuar se një nga deputetët e Kuvendit nuk ndodhet aty për shkak se ndodhet në zonën e izoluar për shkak të koronavirusit.

    “Mos shpërndani mjegull se na nuk e dimë a ka me ne zbardhë dita nesër. Sot e kemi një deputete mangu, sepse është e izolume është në një zonë ku ka ra virusi, e nesër nuk e dimë sa deputetë ke me i pasë”, tha Mimoza Kusari Lila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!