×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë para nisjes në Hagë, Thaçi bën homazhe tek varri i Adem Demaçit

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 12:26

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para se të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.


    Thaçi tha se Demaçi dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për çka shtoi se sakrifica e tij është sinonim i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë që sot janë të lirë dhe të pavarur.

    “Jam sot këtu për të nderuar dhe respektuar simbolin e rezistencës kombëtare, emblemën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të nderuar jetën, përkushtimin dhe sakrificën e Adem Demaçit, i cili dha gjithçka për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe bashkim kombëtar. Jeta dhe vepra e Demaçit do jenë gjithmonë simbol, por edhe janë motiv dhe energji për gjithë atë angazhim që na pret edhe në të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe ruajtjen e raporteve të përjetshme me ShBA-të. Sakrifica e Adem Demaçit është sinonimi i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë ne që sot jemi të lirë dhe të pavarur”, tha ai.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Kujtojmë se me 24 qershor, Prokuroria Speciale ka bërë publike propozim-aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!