×
  • Lajme
  • Lajme / Bujqësi

    Një ditë para nisjes së fushatës, Peci nënshkruan programin për pagesa direkte

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 11:50

    Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte 2025, shkruan Reporteri.net.

    Duke njoftuar për këtë vendim, Peci ka thënë se përkrahja për fermerët do të vazhdojë edhe këtë vit në kategorinë e subvencioneve.

    “Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci.

    Gjatë vitit të kaluar ka pasur shumë kritika ndaj Ministrit Peci, lidhur me ndarjen e granteve nga kjo ministri.

    Ministria që ai drejton u kishte ndarë grante familjarëve të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, e cila është edhe Kryetare e Komisionit për Bujqësi. Ndërkohë, për grant ishin refuzuar gratë e Krushës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!