Oda Ekonomike e Kosovës, njofton se sot mbahet konferencë për media lidhur me protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 11 qershor 2025.
“Në këtë konferencë do të prononcohet kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të bizneseve duke përfshirë Klubin e Biznesit, Aleancën Kosovare të Bizneseve si dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, lidhur me protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 11 qershor 2025, në sheshin e Prishtinës”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.
Muajin e kaluar përfaqësues të bizneseve bllokuan hyrjet e kryeqytetit, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për “daljen e detyrueshme” të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.
Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.
Ata kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.