Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive i ka bërë apel zyrtarëve të partisë së saj dhe VV-së që interesin shtetëror ta vendosin para atij personal.
Osmani, thotë se kushdo që luan me verdiktin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është duke luajtur me fatin e Kosovës.
“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual. Pavarësisht sfidave që i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ja kujtojmë vetës se nuk ka asgjë me të shenjtë se vullneti qytetar. Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-LVV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetarëve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”, ka thënë Osmani për Gazeta Blic.
Për të diskutuar rreth koalicionit qeverisës, sot Vetëvendosje mbledh grupin paralmentar nga ora 14:00.
Kujtojmë se nesër është caktuar seanca konstituive, e cila do të fillojë në ora 15:00 dhe deri në këtë kohë pritet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, apo këto parti do të shkojnë të përçarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.