×
  • Lajme
  • Lajme

    Një e mitur nga Fushë-Kosova lind foshnjën, njoftohet policia

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 9:45

    Një rast i bashkësisë martesore me personin nën moshën 16-vjeç është raportuar në Fushë Kosovë.E mitura është shtrirë në repart për të lindur, por sipas policisë nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore.

    I dyshuari nuk është hasur nga policia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJET /Fushë Kosovë 27.11.2021 – 16:35. Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është në repart për të lindur. Viktima nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i PS-së si dhe është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!