×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Një e vdekur në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Gjilan

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 18:35

    Një grua ka vdekur gjatë një aksidenti në afërsi të fshatit Sojevë në magjistralen Ferizaj-Gjilan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se rreth orës 17:00 është njoftuar për aksidentin në të cilin janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

    Policia ka njoftuar se viktima ishte pasagjere në veturë.

    “Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!