×
  • Lajme
  • Lajme

    Një është pak, hekurudhës për Durrës i duhen 2 trase

    Reporteri
    14 Gusht 2022 | 20:46

    Hekurudha në mes të Durrësit e Prishtinës ishte kryemarrëveshja e mbledhjes së fundit në mes të qeverisë së Kosovës e asaj së Shqipërisë.

    Por, ajo për të cilën aktualisht po bëhet studimi i fizibilitetit, është se po kërkohet të bëhet me dy trase, e jo vetëm një, siç është plani aktual. Kjo për ta bërë atë më funksionale.

    Pos Kosovës, transportit me tren elektrik nga Shqipëria, pritet t`ia shohë hairin krejt Ballkani, teksa po thuhet se dobia e zgjerimit me një trase shtesë pritet të jetë më e madhe se harxhimet për të.

    Ideja e dy linjave po u pëlqen edhe përfaqësuesve të Odës së Turizmit, që presin rritje të eksplorimit të asaj ane, raporton klankosova.

    Për kërkesën e saj, Dhoma e Tregtisë e njoftoi në një takim edhe ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, teksa u tha se pritet hartimi i versionit final për të parë nëse kjo mund të zbatohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!