Një femër në Prizren ka tentuar të kryejë një vjedhje në një barnatore në këtë qytet, por është kapur nga Policia.
Femra e moshës 30-vjeçare ka hyrë në barnatore e maskuar dhe me një armë lodër, me qëllim ta grabitë këtë dyqan, por nuk ja ka dalë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Policia e Kosovës në Prizren.
“Rreth orës 19:30 një viktimë ka raportuar se në barnatoren e saj një femër e dyshuar, e maskuar dhe me armë lodër në dorë ka tentuar të kryejë një grabitje në barnatoren e saj. Policia ka interevenuar dhe ka ndaluar të dyshimtën e lindur më 1990”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollja për Reporteri.net.
Ai më tej ka thënë se arma lodër është sekuestruar dhe e njëjta është ndaluar në stacionin e policisë në Prizren. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.