×
  • Lajme
  • Lajme

    Një foshnje disamuajshe në Fushë Kosovë infektohet me coronavirus

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 14:28

    Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuan me koronavirus, prej tyre janë edhe tre fëmijë, e njëri disamujash.


    Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se të gjitha këto raste janë raste kontakti me familjarët e tyre në Vushtrri.

    Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetëizolim. Sipas tij, personat e prekur me COVID-19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë.

    “Nga mbrëmë ne zyrtarisht jemi të informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 5 raste të reja në komunën e Fushë-Kosovës, bëhet fjalë për një familje janë të gjithë anëtarë të një familje të cilët jetojnë në Fushë-Kosovë por që janë raste kontakti me familjarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë.Në bazë të informacioneve të fundit që kemi dhe kontakteve që kemi pasur nga sot në mëngjes gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ata vazhdojnë të jenë vetëizoluar dhe sigurisht që do jenë çdo herë të mbikëqyrur nga organet kompetente… Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020…Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, ka thënë Topalli për KP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!