Periudha e viteve 90’të ishte prej më të rëndave për popullin shqiptar të Kosovës. Ajo sot, pas gati 30 viteve, mund të kuptohet vetëm nga ata që e kanë jetuar. Mjafton një fotografi që të na kthehet i gjithë filmi.
Kjo ka ndodhur sot, ku një imazh i fotoreporterit të famshëm francez Joël Robine, shpërndarë në rrjetet sociale, ka kthyer në memorien tonë terrorin pushtimit serb të Kosovës.
Fotografia ku shihen dy polic serbë në një anë, dhe disa shqiptarë të leckosur në anën tjetër, na e kthen ‘filmin’ mbrapa, duke na e kujtuar kohën ku Kosova ishte një burg prej rreth 11 mijë kilometra katror.
Shqiptarët ishin të privuar nga çdo e drejtë elementare, të përjashtuar nga puna në institucione e ndërmarrje shtetore, e madje nuk u lejohej as të arsimoheshin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.