Prokuroria Speciale ka përmendur një sërë argumentesh se pse Policia e Kosovës s’mund të ofrojë garanci që Thaçi dhe të tjerët të lirohen për në arrest shtëpiak. ZPS la përdorur një fotografi të Rashit Qalajt me Hashim Thaçin si argument që të mos lirohen nga paraburgimi.
E me këtë dokument nuk po pajtohen Rashit Qalaj. Ai e quan vendimin e ZPS të ultë.
“Është një vendim shumë i ultë, për shkak se ka tentuar ta atakojë garancionin e Policisë së Kosovës me vizitën e presidentit të shtetit që e ka pas vite më parë. Mos harroni se Hashim Thaçi ka qenë president”, tha Qalaj për t7, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në të po shkruan se mbi ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kishin ndikim dikur presidenti e kryekuvendari i Kosovës.
Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse Zyra e Prokurorit të Specializuar, po kundërshton mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
Por për fotografinë që shihet ky me Hashim Thaçin në veri të vendit, Qalaj thotë se do ishte e pakuptimtë që të mungonte.
Në parashtrimin që ZPS-ja e deponoi në Gjykatë, përdoren edhe disa artikuj të portaleve në Kosovë që flasin për afërsinë e Thaçit e Veselit me Rashit Qalajn.
“E pashë aty që e kanë përdorë aty edhe disa shkrime të mediave, të cilat kanë qenë kundër meje e kundër Policisë së Kosovës… dhe mendoj se një gjykatë serioze, një prokurori serioze nuk duhet të merret me këto gjëra por të gjej fakte që qëndrojnë”, tha Qalaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.