×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një got’ për mot!”, slogani zyrtar i Hardh Fest 2019

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 19:49

    Drejtori i Bordit të Hardh Fest Agron Sokoli, bashkë me Drejtorin Kreativ, Agi Haxhimurati, kanë prezantuar sot sloganin zyrtar për vitin 2019 të festivalit më të njohur të verës në Kosovë.


    Slogani do të jetë “Një got’ për mot!”, thuhet në një njoftim të lëshuar për mediat.

    “Festivali Hardh Fest 2019 lansohet me sloganin “Një got’ për mot!”

    Në këtë 5-vjetor, është koha që të ngremë të gjithë një dolli, si shenjë falënderimi për të gjithë ata që besuan në këtë ide, që sot është e njohur ndërkombëtarisht. Është koha të ngremë një gotë vere lart e të festojmë për shume mot, dashuri e shëndet. Të festojmë nga e ardhmja e të falënderojmë të kaluarën dhe të tashmen, për një edicion të ri, që do të jetë i paharruar, e cili do të mbahet në datat 16, 17, 18 gusht.

    Hardh Fest, përvojë e veçantë”, thuhet në njoftimin e Hardh Fest.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!