×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Një grua në Malishevë raporton se është dhunuar, policia: Dyshohet se viktima dhe i dyshuari kanë probleme psikike

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 9:04

    Gjatë ditës së djeshme, një grua në komunën e Malishevës ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari dhe viktima dyshohet të jenë me probleme psikike.

    Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNIM

    Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!