×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua në Prishtinë e braktisë foshnjën e saj 4 muajshe

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 22:34

    Një shtetas britanez i cili jeton në Prishtinë të martën e ka lajmëruar Policinë e Kosovës së bashkëshortja e tij e nacionalitetit serb e kishte braktisur dhe lënë pa përkujdesje foshnjën e tyre katër muajsh në banesën në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    “Me datën 25 08 2020 rreth orës 20:35 kemi marrë informacion së në rrugën “Tringë Smajli” është gjetur një fëmijë i braktisur në banesë. Në vendin e ngjarjes është takuar ankuesi i cili e njofton policinë së bashkëshortja e tij e kishte lënë fëmijën e tyre 4 muajsh pa përkujdesje dhe ishte larguar në drejtim të Mitrovicës”, ka thënë një burim i Reporterit.net në Polici.

    Po sipas tij e dyshuara për shkak të gjendjes shëndetësore së depresionit nuk ka qenë në gjendje për intervistim.

    “Foshnja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i departamentit për të mitur i cili udhëzon të inicohet rasti keqtrajtim apo braktisjë e fëmijës”, tha ai për Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave tetë fëmijë janë braktisur në tre muajt e parë të këtij viti.

    Sipas ASK-së, kjo dukuri shënon rritje krahasuar me dy tremujorët e fundit, sipas të dhënave të kësaj agjencie.
    Në tremujorin e fundit, të katërtin të vitit 2019, ishin braktisur tre fëmijë, ndërkohë në tremujorin e tretë shtatë. Por numër më i madh ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, kur ishin braktisur 12 fëmijë.

    Në tremujorin e parë të vitit 2019 ishin braktisur tre fëmijë. Pra gjithsej gjatë vitit 2019 janë braktisur 25 fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!