×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua serbe vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë: E varrosi BIK-u pasi nuk e kishte askënd

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 18:49

    Një grua serbe ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, derisa ajo nuk e kishte askënd që do të mund t’ia kryente varrimin.


    Por, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti ka njoftuar se varrimin e saj e kishte kryer Bashkësia Islame, shkruan Reporteri.net

    Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar Bashkësinë Islame për të gjithë organizimin e varrimit të gruas serbe.

    Ky është postimi i plotë:

    Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!