×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua shtatzëne u sulmua nga qenët endacakë, Shpend Ahmeti kërkon ndihmë nga Hashim Thaçi e Avdullah Hoti

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 16:36

    Sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit. Sot një grua shtatzëne u sulmua dhe mori lëndime nga kafshimi i tyre. Pas kësaj ka reaguar i alarmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka kërkuar nga institucionet qendrore ndihmë, shkruan Reporteri.net.


    “Z. President, z. Kryeministër, deputetë ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën! Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!”,ka shkruar ai.

    Sipas Ahmetit situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Ai ka treguar se javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kanë kërkuar strategji emergjente për dalje nga kriza por, sipas tij hasën në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.

    “AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemk më keq se që kemk qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë. Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani. Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160416329442166

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!