×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Një Haxhi kosovar vdes në Qabe

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 11:42

    Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin.

    Një Haxhi nga Kosova, A.Jusufi ka vdekur atje.

    Kjo u bë e ditur nga familjarët përmes njoftimit në rrjetet sociale.

    “Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    “Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje! Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë. Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit!”, thuhet në një shkrim të postuar në Facebook nga djali i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!