Një person është arrestuar në Gjilan për dëmtim të varrezave në fshatin Korminjan të Ulët.
“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.