Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.
Sipas tij, të gjithë? pacientët janë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid19 në komunën tonë.
Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.
Të gjithë pacientët janë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme.
Këto raste vijnë pas gati një muaj e gjysmë, që nuk kishim asnjë rast me këtë virus dhe kur tetë persona të infektuar u shëruan.
Pavarësisht se nga sot kemi hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, rastet e sotme tregojnë se virusi Covid 19 vazhdon të jetë i pranishëm.
Qytetarë të dashur, bëni kujdes!