Një vet-aksident ka ndodhur sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës, ka bërë të ditur Policia.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje, të Fushë Kosovës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka bërë të ditur Policia.
Si pasojë e vet-aksidentit një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, dhe që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.