×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Një i vdekur dhe 34 të lënduar brenda një jave nga aksidentet në rajonin e Ferizajt

    Reporteri
    06 Janar 2025 | 9:55

    Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 66 aksidente brenda një javë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga këto aksidente, një ka qenë me fatalitet, ndërsa me lëndime 21 prej tyre.

    Gjithashtu, policia bën të ditur se 34 prej tyre janë me të lënduar, dhe 44 me dëme materiale.

    Komunikata për media:

    Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë javës në rajonin e Ferizajt

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 30/12/2024 – 05/01/2025 ka shqiptuar 808 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa, janë raportuar 66 aksidente, prej tyre :

    – Aksidente fatale, 1
    – persona të vdekur, 1
    – Aksidente me lëndime, 21
    persona të lënduar, 34
    – Aksidente me dëme materiale, 44

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!