Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 658 sa janë testuar.
Është regjistruar 1 rast i vdekjes në 24 orët e fundit, teksa janë shëruar 6 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”
“Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.