×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja pozitive

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 14:48

    Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 11 pacientë.


    Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.144 persona. Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus të martën.

    Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2.265, i të infektuarve 107.921, derisa të shëruar janë 105.549.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!