Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur sonte në lagjen Arbëria në Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nënkoloneli i Policisë së Gjilanit, Remzi Azemi.
“Mund t’ua konfirmoj se ka qenë një incident ku është përdorur arma e zjarrit dhe si rezultat një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është plagosur”, tha Azemi.
Ai shtoi se njësitet relevante janë në vendngjarje dhe po merren dhe ndriçimin e rrethanave të vrasjes.
“Njësitet tona relevante, patrollat, forenzika janë në vend të ngjarjes. Janë duke u marrë intensivisht me ndriçimin e rrethanave të vrasjes, për me pas një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur, se çfarë ka pru deri aty dhe cilët pesona mund të jenë të involvuar në këtë rast”, tha Azemi.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i vrari është një i ri me inicialet E.R., ndersa i plagosur ka mbetur personi me inicialet V. H.., të dy nga Gjilani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.