Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri te “4 Llullat” në Prishtinë, natën e mbrëmshme.
Policia ka bërë të ditur dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Të shtënat ndodhën rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”, në kryeqytet. Fillimisht u raportua për dy të plagosur, por që njëri nga ta vdiq në spital.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, thanë nga Policia e Kosovës mbrëmë.
Viktima raportohet se është 61 vjeç.
Kjo është vrasja e katërt brenda pak ditësh në vend.
Ky rast vjen vetëm një ditë pasi një krim i rëndë ndodhi në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një 42-vjeçare, e më pas ka qëlluar edhe veten pasditen e së hënës.
Kjo ngjarje tragjike erdhi pas vrasjes së 19-vjeçarit, po në këtë qytet të dielën mbrëma në këtë qytet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.