×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kamion është përmbysur në afërsi të rrugës kryesore në vendkalimin kufitar Bllacë

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 12:19

    Ministria e Brendshme njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.

    “Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar.

    Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!